Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: el-Mughni (8/131)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E njëjta gjë – do të thotë se ai është kafir – vlen nëse ai pa asnjë dyshim apo keqinterpretim e konsideron të lejuar për të vrarë njerëz të pafajshëm dhe të konfiskojnë pasurinë e tyre. Ndërsa në qoftë se bëhet fjalë për një keqinterpretim, si keqinterpretimi i Khauarixhëve, e kemi përmendur se shumica e dijetarëve të fikhut nuk i konsiderojnë ata të jenë kufarë. Kështu është rasti, pavarësisht se ata deklaruan jetën e muslimanëve dhe pasurinë e tyre të lejuar që të mirret. Përveç kësaj, ata kryenin këto veprime, ndërsa ata kërkonin afërsinë e Allahut (te ala).
Është e njohur gjerësisht se metodologjia e Khauarixhëve është të konsideruarit shumë nga sahabët dhe pasardhësit e tyre si kufarë. Ata besuan se lejohet t’i mirret jeta dhe pasuria e tyre dhe ata e bënë këtë ndërsa njëkohësisht kërkonin t’i afroheshin Zotit me këto vepra. Megjithatë, ata nuk u konsideruan të jenë kufarë nga dijetarët e fikhut për shkak të keqinterpretimit të tyre. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë të tjerët që për shkak të keqinterpretimit shpjegojnë diçka të paligjshme si të ligjshme.