Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Fitnetut-Tekfir”, fq. 50-51.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nga fjalët e të dy dijetarëve – Shejkh Albanit dhe Shejkh Ibn Bazit – kuptohet se, kufr i madh është vetëm nëse e konsideron të ligjshëm të gjykuarit me diçka tjetër pos ligjit të Allahut ndryshe nga ai që gjykon me diçka tjetër pos ligjit të Allahut dhe e di se kjo është mëkat dhe mosbindje. Ky i fundit nuk është jobesimtarë sepse ai nuk ka gjykuar kështu duke e konsideruar atë të ligjshëm, por nga frika, paaftësia e arsye tjera të ngjashme. Bazuar në këtë, tre ajetet[1] trajtojnë tri rastet vijuese:
1 – Ai që gjykon me diçka tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur në shkëmbim të fesë së Allahut. Ky është kufr i madh i cili e nxjerr njeriun nga feja. Sepse, ky njeri e ka bërë veten ligjvënës karshi Allahut ‘Azze ue Xhel dhe gjithashtu ai e urren ligjin e Tij.
2 – Ai që gjykon me diçka tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur nga epshi, frika dhe të ngjashme. Ky person nuk del nga feja, por është mëkatar (fasik).
3 – Ai që gjykon me diçka tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur për të tiranisë dhe padrejtësisë. Ky nuk zbaton ligjet e nxjerra nga njerëzit në formë të përgjithshme, por ai gjykon vetëm në raste të veçanta me diçka tjetër pos ligjit të Allahut. Shembull i kësaj është kur ai gjykon jo me islam për tu hakmarrë ndaj një personi. I tilli është i padrejtë.
Këto cilësi aplikohen në varësi të gjendjeve.
Ka edhe dijetarë të cilët thonë se, të gjitha këto cilësi aplikohen në të njëjtin person dhe se çdo jobesimtarë është i padrejtë dhe mëkatar. Ata e argumentojnë këtë me fjalët e Allahut Te’ala:
وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ
“Kufarët janë dhalimun (keqbërësit e vërtetë).” 2:254
Dhe thotë Allahu:
وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمُ النَّارُ
“Ndërsa ata që nuk besojnë e që bëjnë keq, vendbanim i tyre do të jetë zjarri.” 32:20
Ky është mëkati i madh sfidues.
Sido qoftë, njeriu duhet, ashtu sikurse e ka theksuar Shejkh Albani -Allahu i dhëntë sukses dhe e mëshiroftë në dynja dhe ahiret, se duhet të shikojë se cilat do të jenë pasojat. Pyetja nuk është thjesht teorike. Qëllimi kryesorë qëndron në praktikë dhe çfarë pasoja sjell ajo.
[1] 5:44, 45 dhe 47.