Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (3/229)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Bidati i Khauarixhëve është për shkak se ata e kuptuan Kuranin në mënyrën e të kuptuarit të tyre të keq. Ata nuk e synonin kundërshtimin e tij, por ata e keqkuptuan në të kundërtën e asaj që nënkuptonte në të vërtetë. Si pasojë, ata menduan se Kurani nënkupton që duhet konsideruar të gjithë mëkatarët të jenë kufarë”.
Në fq. 210, ai tha:
”Khauarixhët e kundërshtuan Sunnetin ndërsa Kurani urdhëroi që ai të pasohet. Ata shpallën besimtarët si kufarë, ndërsa Kurani urdhëron që ata të duhen… Ata filluan të ndjekin ajetet më pak të qarta të Kuranit dhe më pas nga injoranca i interpretuan sipas një kuptimi të ndryshëm. Ata as nuk kishin preceptim të kuptimeve të tij e as dije të qëndrueshme. Ata as nuk e pasuan Sunnetin, e as nuk iu referuan xhematit të muslimanëve të cilët e kuptonin Kuranin.”
Pos kësaj ai tha në Mexhmu-ul-Fataua (28/518):
”Imamët kanë konsensus në dënimin e Khauarixhëve, dhe të konsideruar si të devijuar. E vetmja gjë që për të cilën ata nuk pajtohen është nëse ata janë kufarë apo jo. Ka dy mendime të njohura në këtë çështje. ”
Por ai tha gjithashtu në Mexhmu-ul-Fataua (7/217):
”Asnjë nga sahabët nuk i konsideruan ata të jenë kufarë. As Ali bin Ebi Talibi apo dikush tjetër nuk e bëri këtë. Ata i konsideronin ata të jenë muslimanë të padrejtë dhe shtypës. Këtë e kanë thënë transmetimet për ta në disa vende.”
Veç kësaj ai tha në Mexhmu-ul-Fataua (28/518):
”Kjo është ajo që është transmetuar nga Imamët si Ahmedi dhe të tjerët.”
Ai tha po ashtu Mexhmu-ul-Fataua (3/282):
”Khauarixhët janë rebelë për të cilët profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që të luftohen. Kalifja i besimtarëve Ali bin Ebi Talibi luftoi kundër tyre, dhe ai ishte njëri prej kalifëve të drejtë. Gjithashtu imamët e fesë në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe etba et-tebinëve u bashkuan se duhët luftuar kundër tyre. As Ali bin Ebi Talib, Sad bin Ebi Uekasi apo ndonjë sahabi tjetër nuk i konsideroi ata të jenë kufarë. Edhe pse ata luftuan kundër tyre, ata i konsideruan ata të jenë muslimanë.
Aliu nuk luftoi kundër tyre derisa filluan të derdhin gjakun e shenjtëruar dhe e sulmuan pasuritë e muslimanëve. Prandaj, ai filloi të luftojë kundër tyre për ti’u shmangur padrejtësisë dhe shtypjes së tyre, e jo për shkak se ata ishin kufarë. Prandaj ai nuk i robëroi gratë e tyre. As nuk konfiskoi pasurinë e tyre si plaçkë të luftës. Në qoftë se ky popull, devijimet e të cilëve janë përcaktuar me anë të teksteve dhe konsensusit, nuk janë konsideruar kufarë, pavarësisht nga fakti se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar për të luftuar kundër tyre, të paktën vlenë e njëjta gjë për të gjithë sektet e tjera kundërshtuese që e kanë keqkuptuar të vërtetën në çështje që njerëz më të ditur se ata kanë gabuar! Prandaj, nuk është e lejuar për dikë nga këto sekte që të shpallë kafir dikë tjetër. Nuk lejohet për të shpallur jetën e tyre dhe pasuritë e tyre të lejuara që të merren, edhe në qoftë se ata posedojnë bidat të qartë. Çfarë të themi, nëse ata që i shpallin ata të jenë kufarë të jenë vetë bidatçi. Fakti është se bidati i tyre mund të jetë më i keq se atyre të parëve. Zakonisht ata të gjithë janë të paditur për atë që në të vërtetë nuk pajtohen me radhë.”
Pastaj ai tha:
”Nëse një musliman e keqkupton një betejë ose nga keqkuptim e shpallë dikë kafir, ai nuk blasfemon.”
Pastaj ai tha në fq. 288:
”Dijetarët kanë mospajtime me veti në lidhje me fjalën e Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem); se a zbatohet gjykimi i tyre mbi robërit para se t’u ketë arritur atyre e vërteta apo jo? Ka tre mendime të ndryshme në medhhebin e Ahmedit dhe medhhebeve të tjera … E sakta është ajo që Kurani nënkupton. Ai (Te ala) ka thënë:
”Ne nuk e dënojmë askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.” 17:15
”Të dërguar që ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” 4:165
Në ”Sahih Bukhari” dhe ”Sahih Muslim”, transmetohet se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Askush nuk e do justifikimin sikurse Allahu. Prandaj, Ai i dërgoi të dërguarit si përgëzues dhe paralajmërues.” Bukhari (7416) dhe Muslimi (1499)
Si përfundim, i padituri justifikohet për fjalët dhe veprat e tij që janë kufër. Po ashtu, ai është i arsyetuar për shprehjet dhe veprat e tij që janë mëkate. Është përcaktuar nga argumentet në Kuran, në Sunnet, hulumtimet dhe mendimet e dijetarëve.