Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (548), min: 56:45
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ka hadithe autentike (sahih). Dhe ka hadithe që nuk janë autentike (daif). Kështu ishte kategorizimi në fillim. Me kalimin e kohës erdhi kategorizimi me autentike (sahih), të mira (hasen), të dobëta (daif) dhe të shpikura (meudu), për të mos përmendur kategorizime të tjera. Prandaj, ata thonë se ishte Imam et-Tirmidhi i cili i ndau ato në autentike dhe të mira dhe i përhapi ato më vonë. Kjo dëshmohet nga realiteti. Ai mori këtë kategorizim nga Imam Bukhari. Megjithatë, ishte et-Tirmidhi që e përdori atë shpesh.
Kjo do të thotë se Imam Ahmedi, që ishtë mësuesi i mësuesve, mësuesi i Bukharit, nuk ishte i njohur me terma të tillë si “autentik” dhe “i mirë”. Tek ai kishte vetëm autentik dhe të dobët. Kur ai tha se ai i jepte përparësi hadithit të dobët para analogjis, ai do të thoshte hadith i mirë (hasen) dhe jo sipas definimit të atyre të më vonshëm i dobët. Kjo është shpjeguar nga Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah). Ai i ka bërë dijes një shërbim të madh.
Një dëgjues: Ky njeri ishte i mrekullueshëm.
Imam Albani: Ai ishte një umet, një umet.
Një dëgjues: Disa thanë se ai vetë kurrë nuk kishte parë dikë si ai.
Imam Albani: Kjo është thënë për shumë dijetarë dhe njerëz të shkëlqyer, por zakonisht është e tepruar. Por Ibnu Tejmijeh ishte me të vërtetë ashtu siç thotë fjala siriane:
“Ai është si një pjatë kineze; si do që ta hedhësh atë ajo tingëllon.”
Me çfarë do dije që ai të merret … Ata vetë dëshmuan për këtë. Kur ai rrinte ulur me dijetarët dhe fliste, ai fliste në një mënyrë që tregonte se ai ishte specialist në këtë temë. Kjo nuk është ekzagjerim. Kjo është me të vërtetë kështu.
Sufitë e kanë zakon të thonë se eulijatë e njohin Allahun. Unë mendoj se përshkrimi mund të zbatohet mbi Ibnu Tejmijen. E dëgjoni atë të thotë gjëra që nuk mund të gjeni asku tjetër. Ai ishte me të vërtetë i talentuar. Ju e shihni se si dijetarët e tjerë kanë lexuar dhe studiuar aq shumë tek dijetarët, por ata dijnë vetëm të citojnë. Ata nuk dalin me diçka të re në kuptimin pozitiv. Por Ibn Tejmijeh, nga ana tjetër…