Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibnu Tejmijeh lidhur me vegjetarizmin

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Fataua el-Irakijjah (2/692)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

“Shkaqet e këtij devijimi, është se ka njerëz të cilët janë mbisunduar nga përmbajta dhe veprojnë me përmbajtje kur kërkohet të ndjehet epshi dhe zemërimi. Këtë për shembull e veprojnë asketët në mesin e paganëve, jehudët dhe të krishterët si murgjit dhe të tjerët. Ata e konsiderojnë Xhihadin të jetë një mangësi vetëm për shkak se njerëzit vriten, pasardhësit skllavërohen dhe pronat konfiskohen. Ata besojnë se Allahu nuk e lejoi Davudin alejhi-selam të argëtojë Jeruzalemin sepse ai kishte vrarë njerëz. Disa prej tyre besojnë se asgjë nuk duhet të therret siç thonë Hindusët. Ka edhe ata që nuk e ndalojnë këtë, por zgjedhin që ti afrohen Allahut duke mos therrur kafshët, të ha mishin e tyre apo edhe të mos martohet me gra. Kur ata lavdërohen, thuhet për ta:

”Ata as nuk u martuan e as nuk therrën.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka qortuar këta njerëz. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi i cili tha:

”Një grup prej sahabëve të Profetit salAllahu alejhi ue selem pyetën gratë e Profetit salAllahu alejhi ue selem gratë e tij në lidhje me adhurimin e tij salAllahu alejhi ue selem. Pastaj disa prej tyre thanë: ”Unë nuk do të martohem me gra.” Të tjerët thanë: ”Unë nuk do të ha mish.” Disa thanë: ”Unë nuk do të fle në dyshek.” Kur Profeti e morri vesh këtë, ai e lavdëroi Allahun dhe tha: ”Pse disa njerëz thonë kështu dhe kështu? Unë falem dhe flej. Unë agjëroj dhe e prishi agjërimin. Unë martohen me gra dhe ha mish. Kushdo që largohet nga Sunneti im nuk është prej meje.” Buhari (6/116) dhe Muslimi (2/1020).”

Shpërndaje: