Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibnul-Kajimi në lidhje me termetet

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Miftahu Dar-is-Sa’adeh (2/91)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ndonjëherë i jep leje tokës të marrë frymë, me ç’rast ndodhin tërmete. Kjo i frikëson robërit e Tij, kështu që ata pendohen, i kthehen Allahut, i braktisin mëkatet, i luten Allahut dhe ndiejnë keqardhje për mëkatet që kanë bërë.

Kur ndodhi një termet disa nga selefët thanë:

“Zoti juaj po iu paralajmëron!”

Kur ndodhi një tërmet në Medine, Umer bin el-Khatabi -radij Allahu anu- i mblodhi njerëzit, iu predikoi dhe tha:

“O njerëz, ky termet nuk ka ndodhur veçse për shkak të ndonjë të keqeje që keni vepruar! Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nëse ndodh përsëri, nuk do të banojë kurrë me ju në këtë vend.”

Shpërndaje: