Imam Abdurr-Rrahman bin Hasan Alush-Shejkh (v. 1285)
Burimi: Fet’h-ul-Mexhid, fq. 106
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ajo që unë kam frikë më së shumti për ju është shirku i vogël.”1
Kur u pyet për të, ai ﷺ tha: “Syefaqësia.”
Nëse idhujtaria e vogël ishte e tmerrshme për shokët e të dërguarit të Allahut ﷺ të cilët posedonin dije të përsosur dhe besim të fortë, është edhe më keq, dhe më e tmerrshme për të gjithë me dije dhe besim shumë më të ulët. Kjo vlen veçanërisht duke pasur parasysh faktit se shumica e dijetarëve sot dinë rreth Teuhidit vetëm atë që paganët e dinin. Ata nuk e dinë rëndësinë e hyjnisë që shahadeti e hedh poshtë nga çdo gjë tjetër veç Allahut. Ebu Ja’la dhe Ibn-ul-Mundhir transmetuan nga Hudejfeh bin el-Jaman, nga Ebu Bekr es-Sidik, nga profeti ﷺ i cili tha:
“Idhujtaria është më e fshehtë se një milingonë e zezë.” Ebu Bekri tha: “A është idhujtaria diçka tjetër përveç se të adhurohet apo t’i lutesh dikujt tjetër përveç Allahut?” Ai tha: “Mjerë nëna jote! Idhujtaria është më e fshehur në mesin tuaj sesa një milingonë e zezë.”
Aty gjithashtu thuhet:
“Që ti të thua: “Allahu dhe ky dhe ai më dhanë këtë.”
Është shirk që të thuash:
“Sikur të mos ishte për këtë dhe atë kështu që ky dhe ai do të më vriste.”
1 Ahmedi (23680). Autentik sipas el-Albanit në “Sahih-ul-Xhami” (1555).