Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Idhujtaria është më e keqe se çdo gjë tjetër

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Ahkam min-el-Kuran el-Kerim (2/86)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَسْأَلُونَكَ عَنِ الشَّهْرِ الْحَرَامِ قِتَالٍ فِيهِ قُلْ قِتَالٌ فِيهِ كَبِيرٌ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ اللّهِ وَكُفْرٌ بِهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَإِخْرَاجُ أَهْلِهِ مِنْهُ أَكْبَرُ عِندَ اللّهِ

“Të pyesin ty (O Muhammed) për luftën në muajt e shenjtë. Thuaj: “Lufta në këta muaj është mëkat i madh, por pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek Allahu.”1

Kjo dëshmon se është edhe më e keqe pengimi nga rruga e Allahut dhe xhamisë së shenjtë, dëbimi i popullit të saj dhe kufri në Allahun (azze ue xhel). Gjithashtu dëshmon gjithashtu se sprova, domethënë idhujtaria, është më e keqe se vrasja. Me këtë që u tha është edhe më e rëndë pengimi i njerëzve nga rruga e Allahut. Një shembull është se ti e sheh një person që ka prirje ndaj fesë dhe e largon atë duke i thënë atij se kjo të obligon shumë, të kufizon liritë. Në fakt, të gjitha liritë qëndrojnë në praktikimin e fesë. Me ndihmën e fesë, njeriu lirohet nga robëria dhe tundimi i shejtanit. Kjo është në fakt një mënyrë e devijimit nga rruga e Allahut. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një person që studion seriozisht dhe pastaj ti e bind atë se është e panevojshme dhe e lodhshme për të bërë gjithë këtë.


Muajt e shenjtë janë muaji i 1-rë, i 7-të, i 11-të dhe i 12-të i kalendarit Islam.

1 2:217

Shpërndaje: