Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Iftari kolektiv dhe ngrënia e ushqimit për Bajram në xhami

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Fet’h Dhil-Xhalali uel-Ikram (2/559)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për banorët e lagjes që të shërbejnë ushqim në xhami për iftar ose për Fitër Bajram? A është kjo e lejuar pasi disa njerëz e kanë zakon të mbledhin banorët e lagjes në një xhami për Bajram dhe se secili vjen me ushqimin e tij dhe pastaj ata hanë së bashku?

Përgjigje: Po, kjo është e lejuar. Kjo është një vepër e mirë dhe mirësjellje ndaj njerëzve. Nuk është e ndaluar për të ngrënë në xhami, gjithashtu kjo as nuk e kundërshton qëllimin e vetë xhamisë. Përjashtimi i vetëm është në rast se njerëzit hanë drekë apo darkë në xhami ndërsa njerëzit mblidhen për namaz. Në këtë rast nuk lejohet që ta bëjnë këtë për të mirën e njerëzve (që të mos u bëhet atyre dëm).

Shpërndaje: