Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur 371
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Për atë po e them një fjalë të vërtet ndërsa shumë nuk e dinë. Ti nuk ke mundësi ta gjesh një dijetarë në mesin e Ikhuani Musliminëve. Pse jo?
Sepse dijetari do ti thërrasë njerëzit tek thirrja e vërtet. Thirrja e vërtet po i përçanë njerëzit dhe qëllimi i Ikhuanëve është të grumbullojnë njerëzit. Ne gjithmonë kemi thënë se thirrja jonë në dallim me thirrjet tjera, është se thirrja jonë thërret më së pari në të mësuarit e fesë e pastaj në grumbullimin e njerëzve. Ndërsa thirrjet tjera më së pari thërrasin në grumbullimin e njerëzve e pastaj t’i mësojnë njerëzit pa mësime apo diçka tjetër. P.sh. i shohim Ikhuanu Musliminët të cilët ekzistojnë qe 50 vitesh tash. Ka nga mesi tyre të atillë të cilët nuk e dinë de ku është Allahu?
Pyeteni secilin do nga prijësit e këtyre se ku është Allahu. Ata do të thonë se nuk është e lejuar të bëhet kjo pyetje. Si nuk është e lejuar kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë pyetje që të na mësoj neve? Si mund të thuash se nuk lejohet të bëhet kjo pyetje? Dhe nëse të përgjigjet, atëherë do të thotë: “se Allahu është gjithkund.” Ky është besimi i Mutezilive dhe e Esharive e cila dallon nga besimi i Ehli-Sunnetit. Kështu pra, çfarë dobie ka të grumbulluarit e njerëzve?
Ikhuanu Musliminët ekzistojnë mbi 50 vite, duke mos mësuar së paku besimin e vërtet. Në lidhje me adhurimin dhe namazin ata hyjnë në hadithin e dobët i cili thotë: Qëndroni në fenë e plakave. Ata falin namazin ashtu siç i panë paraardhësit e tyre duke u falur. Ata nuk kontaktojnë fare me namazin e profetit (salAllahu alejhi ue selem). Ata bëjnë haxhin duke mos ditur se si e bëjnë dhe duke mos e ditur se a bëjnë haxhin Ifrad, Kiran apo Temettu. Pse?
Sepse ai nuk ka studiuar haxhin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe se ai ka obliguar të bëjmë haxhin Temettu. Por ata nuk e bëjnë këtë pasi nuk kanë dituri.
Çfarë dobie ka në të brohoriturit për Xhihad dhe se ai (salAllahu alejhi ue selem) është lideri ynë dhe i Dërguari i ynë duke mos e pasuar atë? Ata as nuk arrijnë sukses në politik, as në besim, as në ibadet apo në diçka tjetër. E vërteta është siç Thotë Allahu (Te ala):
وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا
”E sa për ata të cilët përpiqen fort për çështjen Tonë, Ne sigurisht që do ti udhëheqim ata drejt udhëve Tona.” 29:69
Këta njerëz – dhe Allahu e di më së miri – nuk bëjnë lodhje në të thirrurit tek fjala e Allahut e cila ceket në hadithin e Ebu Musait dhe gjindet në Buhari dhe Muslim.
Ku një njeri tha: ”O i dërguar i Allahut! Ai i cili lufton për të qenë i vëmendshëm tek tjerët, a është ai duke luftuar në rrugë të Allahut?” Ai i tha: ”Jo.”
Njeriu tha: ”Ai i cili lufton për guxim, a është duke luftuar në rrugën e Allahut?” Ai i tha: ”Jo.”
Njeriu shtroi tre, katër pyetje dhe, në fund tha: ”Cili është ai që lufton në rrugë të Allahut?” Atëherë i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) i tha: ”Ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta.”
Unë mendoj se këta njerëz veprojnë vetëm për politik dhe pastaj për pozitë. Dëshira e vetme e tyre është të jenë lider në shtet dhe zënë karriget dhe të kenë pushtet mbi njerëzit. Me çfarë?
Me një Islam i cili nuk ka vlerë në zemrat e tyre.