Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ikhuanu-Musliminëve ju intereson vetëm pozita dhe hyrja në parlament

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur nr. 166

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A keni dëgjuar për librin i cili ka të bëjë me politikë ”Fusul min es-Sijasah” nga Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik?”

Përgjigje: ”Ka vërejtje rreth këtij libri. Ne jemi të mendimit se është herët të merremi me politikë. Pas kësaj, kam frikë se vëllezërit në Kuvajt do të bëhen si Ikhaunul-Musliminët. Atyre nuk ju intereson fare për davet, e as ju intereson që të pastrohet Islami nga gjërat të cilat nuk i përkasin atij, dhe nuk janë të interesuar fare që mësim fetar të saktë. Atyre u intereson vetëm për politikë, pozitë, zgjedhje, parlament dhe të ngjashme me to.

Shpërndaje: