Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (17 B), min: 23.32
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Njëri prej vëllezërve na tregoi se kishte lexuar një broshurë që thotë se kah fundi i kohës do të ketë shumë sprova, dhe njerëzit duhet të shkojnë në Sham ose Jemen për t’u ikur sprovave. Sa është i skat ky hadith?
Përgjigje: Ka hadithe mutevatire (me transmetime të shumta) ose pothuajse të shumta, në lidhje me sprovat e mëdha përpara Ditës së Gjykimit. Megjithatë, unë nuk di ndonjë hadith autentik rreth ikjes në Sham ose Jemen. Largimi nga sprovat bëhet bëhet duke ikur nga qyetetet. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Gati sa nuk ka ardhur koha kur pasuria më e mirë e njeriut do të jenë delet të cilat ai i çon tek majat e maleve dhe luginave për të shpëtuar fenë e tij nga sprovat.”
Por ai që mund të qëndrojë (në qytet), të duroj dhe ti thërret njerëzit, le ta dijë se kjo është detyrë më e madhe dhe më e dobishme.