Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://youtu.be/XwLSyikS7tw
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua pyet: Si të shërohem nga stresi, hidhërimi e ankthi?
Përgjigje: Ilaçi është në përmendjen e Allahut (azze ue xhel), në leximin e Kuranit, në dhikret e mëngjesit e të mbrëmjes dhe më e rëndësishme se çdo gjë është: të jesh e kujdesshme ndaj namazit në kohën e vet.
Kur profetin ﷺ e mundonte ndonjë gjë shpejtonte për të falur namaz, pa e marr parasysh nëse falte namaz farz apo nafile. Dhe me këto gjëra njeriu mund të qetësohet me lejen e Allahut.