Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ilaçi kundër përtacisë dhe plogështisë

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi

Burimi: http://www.olamayemen.com/index.php?article_id=9836

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një njeri e ndien veten keq, i sëmurë, dembel dhe i lodhur. Çfarë e këshillon atë?”

Përgjigje:” Unë e këshilloj atë që të veprojë sipas fjalëve të profetit salAllahu alejhi ue selem:

”O Allah! Bekoje umetin tim në mëngjesin e tyre.”

Mos flej pas sabahut. Nëse vërtetë duhet të flesh, fle pas lindjes së diellit. Bëhet fjalë për një orë në mes namazit dhe lindjes së diellit. Mundohu të mos flesh. Gjumi është sëmundje. Ai sjell dembelizëm dhe plogështi. Ti gjithashtu humbë lutjen profetike dhe të bekuar:

”O Allah! Bekoje umetin tim në mëngjesin e tyre.”

Disa sahabi e kanë transmetuar këtë hadith. Kjo të ndihmon të jesh vigjilent dhe energjik. Gjatë këtij momenti të bekuar të ipet – nëse do Allahu – energji për jetën tuaj dhe të ditën tuaj. Ose lexon Kuran, i lutesh Allahut ose i kërkon falje Allahut. Kjo madje ka të bëjë edhe me dunjanë. Ti për shembull mund të pastrosh dhe të largosh gurët dhe zhavorrin. Çështja është që ti të mos flesh në këtë kohë.

Kur dielli të ketë lindur, ti duhet të falësh katër rekate, dy nga dy. Allahu Azze ue Xhel ka thënë në hadithin kudsi:

”O njeri! Fali për mua katër rekate në fillim të ditës, kështu që Unë do të kujdesem për ty pjesën tjetër të saj.”

Kjo gjithashtu të ndihmon.

Dikush mund të pyes pse unë nuk e përmenda faljen e sabahun me xhemat. Unë mendoj se pyetësi e bën këtë. Përndryshe namazi i sabahut me xhemat konsiderohet të jetë shtylla e veprimeve të ditës. Unë e këshilloj atë që të zgjohehet kur thirret ezani i parë për namazin e sabahut. Kjo është më mirë. Betohem në Allahun se është më mirë për ty në të dy jetët.  Zgjohu gjysmë ore më herët, merr abdes, fale vitrin dhe falu sa mundesh. Pastaj kërko falje:

وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالأَسْحَارِ

”… dhe cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë falje.”1

وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

”… dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.”2

Pjesa tjetër e kohës duhet ti kushtohet lutjes për falje. Vepro kështu deri sa të thërret ezani i sabahut. Pastaj lexo duatë e mëngjesit3. Pastaj fali dy rekate sunnet para sabahut. Pastaj shko në xhami dhe qëndro në safin e parë dhe falu me xhemat. Pas kësaj, i lexo lutjet pas namazit4. Mos flej deri sa të jesh falur pas lindjes së diellit.

Gjithashtu bëje këtë lutje:

اللهم إني أعوذ بك من العجز و الكسل

”O Allah! Unë kërkoj mbrojtje tek Ti nga përtacia dhe paaftësia.”

Bërë këtë lutje shpesh. Me lejen e Allahut do të të pranohet lutja dhe do të të ipet energjia që të duhet.

______________________________

1 3:17

2 51:18

3 Dhikri/përmendja e Allahut në mbrëmje dhe mëngjes

Shih: https://www.perlatmuslimane.com/4-dhikripermendja-e-allahut-ne-mbremje-dhe-mengjes/

4 Dhikri pas namazit

Shih: https://www.perlatmuslimane.com/16-dhikri-pas-namazit-farz/

 

Shpërndaje: