Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/197)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ilaçi më i dobishëm kundër magjisë është ajo që Allahu ia ka shpallur të dërguarit të Tij ﷺ për të luftuar magjinë, përkatësisht suret “el-Felek” dhe “en-Nas”. Hadithi thotë:
“Ai që kërkon mbrojtje nuk mund të kërkojë mbrojtje me diçka sikurse me ato të dyja.”
E njëjta gjë vlen edhe për ajetin “el-Kursij”, sepse ai i largon shejtanët.