Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ilahitë e lejuara dhe të ndaluara

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka disa ilahi Islame të cilat shoqërohen me def. Ato (tek dëgjuesi) ndjellin entuziazëm dhe përmbajnë domethënie të mira. Çfarë mendoni për këtë?”

Përgjigje: “Në kohët e sotme, flitet shumë rreth ilahive Islame. Ka kaluar kohë e gjatë kur për herë të fundit kam dëgjuar ilahi.

Kur ato dolën për herë të parë, nuk kishte diçka të keqe në to. Fillimisht, ato nuk shoqëroheshin nga defet, por lexoheshin ashtu siç duhet, nuk ngjallnin tek dëgjuesi fitne dhe nuk kishte në to zëra e melodi të ndaluara. Mirëpo, me kalimin e kohës ato kanë ndryshuar, ku ndër zërat që dëgjohen janë edhe të rëna e goditje të ndryshme, që mund të jenë defe apo të tjera mjete muzikore. Pastaj u zhvilluan edhe më shumë dhe filluan të këndohen me zëra të bukur, me zëra që bëjnë fitne. Pastaj u zhvilluan akoma më shumë dhe filluan të këndohen si këngët e ndaluara.

Unë në vetvete ndjej diçka dhe jam konfuz, prandaj, nuk mund të themi se të gjitha ilahitë janë të lejuara ashtu siç nuk mund të themi se të gjitha janë të ndaluara. Nëse ato janë të pastra nga gjërat të cilat i përmenda, atëherë ato janë të lejuara. Por nëse ato kombinohen me def, me zëra të bukur të cilët bëjnë fitne apo këndohen me tone muzikore, atëherë ato nuk janë të lejuara.”

Shpërndaje: