Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani dhe sufisti

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (355)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Babait tim -rahimehullah- i ka ndodh një gjë në vendlindjen tonë, në Shqipëri. Edhe unë kam përjetuar një gjë të ngjashme disa herë. Babai im -rahimehullah- mbante me vete një thikë për t’i mprehur lapsat. Një nga klerikët e sektit nakshbandijah (sekt sufist) në Shqipëri e sfidoi babanë tim, duke pretenduar se ai thërret në një tarikat dhe zotëronte mrekulli ku njëra prej tyre ishte se ai e shponte vetën me shufër hekuri pa i ndodhur asgjë, e kështu me radhë. Babai im nxori thikën dhe i tha:

“Kjo është shtëpia ime, unë nuk zotëroj asgjë përveç kësaj, do ta jap shtëpinë nëse më lejon që të të ther me këtë thikë me të cilën i mprehi lapsat në vend që ti të therësh veten me një shufër hekuri të gjatë. Por unë do të zgjedh se ku do të ther.”

Ai refuzoi dhe nuk u pajtua me propozimin. Pra kështu ndodhi mes tij dhe babait tim. Një herë pasi shumica e audiencës kishin shkuar në shtëpi nga mësimi im, pashë një ende të person të ulur. Vërtet, ai ishte i dobët, por kishte diçka që dukej nën rrobat e tij. E pyeta se çfarë ishte dhe ai tha se ishte një shufër hekuri me të cilin donte të tregonte mrekullitë e tyre (sufistave). I kërkova nikoqirit Ahmedit të ma sjellte thiken me të cilen mprehja lapsat, ajo ishte shumë e shkurtër. E pyeta nëse më lejon ta godasë me thikë për të treguar mrekullinë e tij. Çfarë u përgjigj i neveritshmi? Tha se nëse do të shpohej atëherë do ta bënte këtë vet. I thash: Jo, unë do të shpojë. Ne debatuam lidhur me këtë (se kush do ta bëjë këtë). Unë këmbëngula më shumë sepse isha unë – nëse do Allahu – ai i cili thirriste në të vërtetën. Më në fund ai nuk mund të durohej dhe tha:

“Çfarë dallimi ka nëse e bëjë unë apo ti?”

I thashë: “Meqë nuk ka dallim, unë po të shpojë”.

Ai u shtang. Menjëherë e ndërroi temën, kjo i përket neverisë së tyre, pastaj tha: “Sjelle pjatën e zjarrit, o Ahmed!”

E pyeta: A do të na tregosh një mrekulli me zjarr tani.

Ai tha: Po.

Unë kërkova fije shkrepëse, ndeza një fije shkrepëse dhe ia dogja balluken, nga frika se mos përshkallëzohej zjarri, ia shova zjarrin dhe i thashë:

“Tani shko te klerikët tuaj dhe tregojuni atyre mrekullitë e selefive!”

Shpërndaje: