Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (358)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Megjithatë el-Buti është një nga dijetarët e muslimanëve dhe për këtë arsye duhet që refuzimi juaj të ishte më i butë. Çfarë thotë Shejkhu për këtë?
Përgjigje: Unë dua t’i them këtij njeriu të panjohur dhe unë nuk dua që ta dijë se kush është ai. A e di ai se kush është el-Buti dhe qëndrimi i tij ndaj thirrjes së vërtetë? Jam i bindur që ai nuk e di! Kjo mund ti përgjason një njeriu i cili e godet një njeri dhe e lëndon. Dhe këtë ngjarje e dëshmon një person i tretë i cili thotë: ”Ai e lëndoi atë!” Ai ka të drejtë në atë që thotë pasi kishte parë se si një person e godet një person tjetër. Mirëpo nëse ai personi i tretë ta dinte se ai i rrahuri e ka goditur atë personin e parë disa herë më parë a do të thonte se ai personi i parë ju vërsul atij të dytit dhe se ai ishte i ashpër? Nuk do ta thonte atë.
Ky pyetësi – insha Allahu – nuk do të përsërit atë thënie pasi që ta kuptoj se kush është el-Buti.
Ai (el-Buti) ose është me grupin e Ikhuanu Musliminëve ose ka ideologjinë e tyre. Ose këtë ose atë.
Pyetësi: Ai nuk është as të parën as të dytën.
Përgjigje: Nuk është e mundur.
Pyetje: Ai posedon menhexhin e Selefëve dhe ka mendimet e Ibn Bazit, lexon libra rreth dashurisë dhe urrjetjës për hirë të Allahut.
Përgjigje: Ky pyetësi ose e di se kush është el-Buti ose nuk e di kush është ai. Nëse pyetësi është injorant atëherë ka marrë përgjigjen time. Por nëse ai di se kush është el-Buti, ai me siguri është Ikhuani.
Pyetësi: Jo, nuk është.
Përgjigje: Ngadal mos u gut. Nuk ka përgjigje në një gjysmë përgjigje. Ai ose është hizbi (partiak) ose posedon menhexhin e tyre. Këta njerëz dëshirojnë vetëm mbledhjen e njerëzve dhe të jenë të lumtur me Selefitë, Kalafijunët, hizbitë, Shiat etj. Ata kritikojnë ashpërsinë në mënyrë absolute. Ky nuk është Islam. Nuk është nga Islami të kritikohet ashpërsia në mënyrë absolute.