Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=M9Q393Tv_BY
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shumë nga ata që i atribuohen metodologjisë Selefite janë ndikuar nga këto lëvizje, dhe kanë filluar të luftojnë kundër thirrësve të së vërtetës, kundër thirrësve të Sunnetit, duke i akuzuar ata për të qenë të ashpër.
I kam shkruar refuzimet dhe unë kam shkruar në kohën e Ibn Bazit, Albanit dhe Uthejminit dhe gjithashtu unë refuzova Ikhuanu el-Musliminët, Xhematin Teblig dhe të gjithë pasuesit e bidateve.
Meqë ata (Ibn Bazi, Albani dhe Uthejmini) mbështetën këto libra, ata mbështetën Rabin (el-Medkhalin) dhe nuk e kundërshtuan atë. Askush nuk tha asgjë për këtë.
Shejkh Albani e lavdëroi Rabin me mirëdashje, ai tha se Shejkh Rabi mban flamurin e Refuzimit dhe lavdërimit të kësaj epoke.
Prandaj cili është mendimi juaj?
Pastaj Shejkh Albani tha se Shejkh Rabi ka pak ashpërsi.
Mumejjiuun u kënaqën me këtë, pastaj nxitën ta përhapnin.
Pastaj e thirra Shejkh Albanin dhe i thashë atij: Pse o Shejkh po më akuzoni për të qenë i ashpër?
Ai tha: Betohem në Allahun, se ky është mendimi im.
I thashë atij: Kjo e dëmton davetin Selefi dhe gjithashtu më dëmton mua.
Prandaj, ai kërkoi falje për këtë Allahu e mëshiroftë.
Pas ca kohe unë ia dërgova atij librin el-Auaasim Mimme Fi kutub Sejjid Kutb el-Kauasim.
Dhe ky ishte libri më i ashpër që unë kam shkruar. Shejkh Albani e lexoi atë dhe e mbështeti atë, sepse ishte e vërteta, ai e lexoi atë dhe tha:
Unë kam folur të vërtetën, shto refuzimet o Shejkh Rabi siç tha ai Allahu e mëshiroftë.
Ibn Bazi e kishte zakon të thoshte: Refuzo pasuesit e bidateve, me urtësi dhe me fjalë të drejtë. Shejkh Ibn Bazi kurrë nuk më kundërshtoi mua.
Betohem në Allahun ai më shkroi një letër dhe më tha: Më ka arritur mua që t’i e refuzove Meududiun, Allahu e mëshiroftë atë, dhe shpresoj që t’i të më dërgosh një kopje të këtij refuzimi…
Ai nuk e përdori atë për të më kundërshtuar.
Shejkh et-Tuvejxhiri e kishte zakon të refuzonte dhe të refuzonte me ashpërsi pasuesit e bidateve, Shejkh Ibn Bazi e përkrahte atë dhe lavdëroi librat e tij.
Ai kurrë nuk i tha asgjë atij…
Shejkh et-Tuvejxhiri e kishte zakon të refuzonte Shejkh Albanin, Allahu ju bekoftë.
Shejkh Ibn Bazi nuk e heshti atë. Ai nuk i tha atij: Rri në heshtje. Ai nuk i tha atij: Ti je i ashpër… Allahu ju bekoftë! Feuzani e kishte zakon të refuzonte pasuesit e bidateve gjatë kohës së Shejkh Ibn Bazit, ai kurrë nuk i tha atij: Hesht.
Allahu ju bekoftë! Përkundrazi, Shejkh Ibn Bazi e mbështeti atë. Sa të shumta ishin librat e Shejkh Ibn Bazit ku e lavdëroi Shejkh Tuvejxhirin! Ai i lavdëroi librat e mi, ai e lavdëroi metodologjinë time, Allahu e mëshiroftë.
Të gjithë këta Meshajikh e kishin zakon të mbështetnin këtë metodologji në të cilin ne tashmë jemi bërë të dobët. Ne nuk jemi në të njëjtin nivel sikurse në kohën që ishin ata, ne kemi dobësi, madje edhe pse këta thonë: jemi të ashpër.
Allahu ju bekoftë.
Shejkh Ibn Bazi e kishte zakon të thoshte më parë, ai përdorte një luftë kundër pasuesve të bidateve dhe ai i mbështeste ata që luftonin kundër tyre, dhe ai lavdëronte ata që luftonin kundër tyre.
Allahu ju bekoftë.
Më sillni dëshmi se Shejkh Ibn Bazi e kishte zakon të hesht dikë për refuzimin e pasuesve të bidateve.
A e heshti Feuzanin? A e heshti Tuvejxhirin? A e heshti Rabin? A e heshti Albanin?
Ai nuk e heshti askë nga refuzimi i pasuesve të bidateve ashtu si dijetarët; të gjithë ata e mbështesnin dhe ndihmonin këdo që thoshte një deklaratë të vërtetë dhe refuzonte të kotën.
Ata e pyetën Shejkh Uthejminin, ata i thanë atij: Shejkh Rabi është kështu dhe ashtu, ose thotë rreth atij kështu dhe ashtu…
Shejkh Uthejmin u përgjigj: Kjo për shkak se ai sqaroi gjendjen e figurave të tyre… Ai më mbështeti herë pas here.
Vetëm pasi vdiq Ibn Bazi, Uthejmini dhe Albani, ata filluan të thoshin i ashpër. Betohem në Allahun, ata gënjyen, e morën vdekjen si një mundësi, e morën atë si një mundësi për të refuzuar metodologjinë Selefite dhe pasuesit e saj.
Ata filluan të grisnin dhe ndanin Selefitë me parimet, themelet dhe metodologjitë më të prishura. Ata i grisën të rinjtë Selefi në të gjithë botën, ata mbollën në mendjet e njerëzve se xhemati i tillë është i ashpër.
Si ishin ata të ashpër? Kur dijetarët nuk i censuruan ata.
Si ne pastaj e aprovojmë metodologjinë e Selefëve përderisa ata ishin të ashpër ndaj pasuesve të bidateve.
Ose ne pastaj e hedhim poshtë metodologjinë e Selefëve dhe ndjekim pasuesit e bidateve ose themi se ne jemi Selefi dhe ecim në metodologjinë e tyre në pozitat e tyre vendimtare kundër pasusve të bidateve.
Po, thërrisni tek Allahu me dëshmi dhe prova të qarta, sqaroni nëse ata janë pasues të bidateve para jush, një Rafidi, një Sufi, një adhurues i varreve. Thërrisni tek Allahu me urtësi dhe me predikim të drejtë, me dëshmi dhe sqarime.
Sidoqoftë, kur shkruani kundër fesë së Rafidave, me të cilët ata kanë gënjyer, se ata kanë dobësi dhe ekstremizëm, ata nuk duan që ju t’i përmendni këto gjëra…
Ose kur bëhet fjalë për Sufitë, kur shkruani për ta, thua se ata gënjejnë, pasuesit e bidateve thonë se ti je i ashpër dhe esktremist, ata nuk duan që ti t’i përmend këto gjëra.
Nëse e përmendni këto gënjeshtra, këto tradhti dhe të këqija që janë tek Rafidat, Sufitë, etj, ata thonë se kjo është ashpërsi.