Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani ia qëlloi lidhur me gjendjen në Algjeri

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani 

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1001)

Data e fetvas: 10/7-1410 ose 5/2-1990

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ali bin Haxh: ”Një pytje nga vëllezërit në Algjeri, dhe ajo mund të jetë se ata nuk kanë asnjë kontakt me realitetin ose se nuk i shohin rrethanat, është se ata frikësohen sa herë përmenden ushtrimet. Ata thonë menjëherë se kjo do të shpie në probleme me autoritetet dhe se e njëjta gjë do të ndodhë si në Hama dhe në pjesën tjetër të botës islame. Ata ndoshta nuk kanë fare dije në lidhje me aktivitetet e organizuara. Ne kërkuam ushtrime në Algjeri dhe i dhamë autoriteteve një ultimatum: ose ti ushtrojnë njerëzit ose ne e bëjmë këtë me forcë. Pastaj erdhën vëllezërit tek unë dhe më pyetën se si unë mund të them një gjë të tillë. Unë thash ne kemi dy lloje të ushtrimeve; ushtarake dhe fizike. Ne kërkuam nga autoritetet që të kryejnë ushtrimet ushtarake. Fronti Islamik ka me vete 65% të komunave të Algjerisë. Ka organizime dhe mbikëqyrje mbi to. Komunat kanë salla sportive dhe stadiume. Ata frikësohen nga ky ushtrim fizik. Kur autoritetet refuzuan stërvitjet ushtarake, ne filluam ti bëjmë ato në objekte sportive dhe në sallat sportive, dhe asgjë nuk ndodhi.”

Imam Albani: ”Unë nuk mendoj se kjo është e frikshme. Unë mendoj se ultimatumi ytë për autoritetet është i frikshëm: ose na ushtroni ose ushtrojmë vetë. Kjo është e frikshme. Unë mund të jemë një nga ata që i frikësohen këtij ultimatumi. Kur ti i jep shetetit një ultimatum kërcënues, kështu që kjo nuk do të tingëllojë si gjë e drejtë: ose ju do ti ushtroni njerëzit lidhur me armët, teknologjin e luftës, Xhihad dhe kështu me radhë, ose ne i ushtrojmë ata sport. Kjo nuk është gjëja e parë që të bie në mend. Ti duhet t’ua shpjegoshë njerëzve se ju nuk do të bini në konflikt me shtetin dhe të krijoni armiqësi mes jush dhe pushtetarëve tuaj, dhe se nëse ata nuk u mësojnë për të trajtuar armë dhe në vend të kësaj ju do të keni gjimnastikë. Nëse kërkesa ishte paraqitur në këtë mënyrë ajo nuk do të kishte frikësuar vendin apo nejerëzit për të cilët po thua se nuk e kuptojnë realitetin. Unë mendoj se ultimatumi ytë për autoritetet shkon kundër politikës së bazuar në Sheriat. Çfarë thua ti?”

Ali bin Haxh: ”Unë nuk besoj se politika e bazuar në Sheriat nuk është që të thuash atë që Sheriati thotë, por të thuash atë që nuk e kundërshton Sheriatin. Kështu unë e kuptoj politikën e bazuar në Sheriat.”

Imam Albani: Kjo nuk është ajo për të cilën ne po flasim. Unë po themë se kjo nuk është një politik e bazuar në Sheriat. Të kërcënosh pushtetarët, kur në të vërtetë ti je duke jetuar nën kërcënimin, gjë të cilën ti vetë e the për disa vëllezër të cilët kishin frikë se do ti´u godet ajo që ndodhi në Siri … Kur ti i jep autoriteteve një ultimatum ti jep përshtypje se je i lartë në aspektin e fuqisë dhe pushtetit dhe se autoritetet janë nën ty. Unë shpresoj të jetë kështu, por unë nuk mendoj se është kështu. Por ti thua se ti e di më mirë, sepse ai është vendi juaj. A është kështu?

Ali bin Haxh: ”Po. Ashtu është kështu.”

Imam Albani: Na e sqaro këtë neve.”

Ali bin Haxh: ”Kështu është. Shteti frikësohet nga myslimanët në Algjeri dhe jo anasjelltas.”

Imam Albani: ”Unë shpresoj se ti premton atë që po thua lidhur me këtë çështje. Unë vërtetë kam frikë që vëllezërit tanë në Algjeri ti godet ajo që na goditi neve sirianët, vëllzërit tanë në Egjipt dhe vëllezërit tanë sauditë. Ti i di të gjitha incidentet, aksidentet dhe sprovat që kanë ndodhur1.

___________________________

1The Algerian civil war began in 1992 after the Algerian military staged a coup d’état to prevent the Islamic Salvation Front (FIS) from winning the second round of what would have been the country’s first democratic elections. This ”dirty war” left 200,000 Algerians dead and approximately 15,000 forcibly disappeared.http://www.aljazeera.com/indepth/2010/11/2010118122224407570.html

Shpërndaje: