Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani lidhur me qëndrimin e Abdul-Khalik ndaj Xhematit Teblig

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (27)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Tani shikoni për shembull vëllain tonë Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik. Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik është miku dhe vëllau ynë dhe ai ishte studenti im në Universitetin Islamik [në Medine]. Ai ka fjalë të mira për mua në disa raste. Megjithatë, Selefizmi i tij ka pësuar ndryshim me kalimin e kohës. Puna politike kërkon të rrëshqasësh dhe ta braktisësh rrugën e drejtë. Mund të jetë pak dhe mund të eskalojë. Për shembull, ai miraton Xhematin Teblig në tërërsi. Pse kështu? ”Sepse ata po punojnë për Islamin”. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme. Si grup, shumë prej Xhematit Teblig janë të sinqertë, por rruga në të cilën ata ecin për shembull, kurrë nuk e bën një njeri që të vdes me kuptimin e saktë të Teuhidit dhe në akiden e saktë. Çfarë e brengosë një mysliman nëse ai nuk është në gjendje të ngris një shtet islamik në tokë nëse ai arrin ta bëjë atë në zemrën e tij dhe anasjelltas. Çfarë dobie ka themelimi i një vendi islamik në tokë në qoftë se nuk mundesh ta bësh atë në zemrën tuaj? Sikurse ju vetë e dini, dhe ne nuk kemi nevojë të hyjmë në detaje, Xhemati Teblig nuk e studiojnë Teuhidin, Hadithin apo Sunnetin. Ata janë si Ikhuanu Muslimun dhe sikurse thotë fjala e urtë që e kemi në Sham:

”Çfarë do feje të ke, Allahu të ndihmon.”

Shpërndaje: