Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani në lidhje me leximin e librave të Muhammed el-Gazalit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (591)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Albani: Ai e meriton që të përshkruhet me atë cilësi (si i devijuar), nëse ai e ka për qëllim (Muhammed ) el-Gazalin e kësaj kohe. Kjo është e drejtë.

Pyetje: A nuk lejohet të lexohen librat e tij?

Imam Albani: Librat e el-Gazalit?

Pyetësi: Po.

Imam Albani: Të dyja. Ti nuk mundesh. Të tjerët munden. Një person i cili lexon librat e el-Gazalit duhet të jetë i ditur (dijetarë apo nxënës dije) në lidhje me Kuranin dhe Sunnetin në mënyrë që ai të mos devijoi me el-Gazalin e devijuar. A po e kupton përgjigjen?

Pyetësi: Po.

Imam Albani: Gazali është orator dhe një shkrimtar i shkathët dhe ndikon në zemrën dhe trurin e të rinjve. Ata devijojnë me devijimin e tij. Prandaj nëse nuk ke të kupuar të saktë islam, nuk do të jesh në gjendje që ti shpëtoshë devijimit të tij.

Shpërndaje: