Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Albani nuk kishte mësuar vetë

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=KXe9cGlzB9Q

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nuk është e vërtetë se Shejkh Albani nuk kishte mësues. Kjo është gabim. Realiteti e përgënjeshtron këtë. Kushdo që thotë kështu është ndikuar nga armiqtë e Shejkhut -Allahu e mëshiroftë!-. Ai e ka dëgjuar këtë prej tyre. Çështja është sqaruar nga ata që kanë shkruar për këtë temë dhe i kanë refuzuar dhe zbuluar ata. Personi i fundit që ka shkruar për këtë është vëllai ynë fisnik Dr Muhammed bin Umar Bazmul në Mekë. Ai e ka qartësuar dhe hedhur poshtë këtë dyshim në librin e tij “Sherh Sifati Salat-in Nebijj ﷺ”. Ai përmendi mësuesit e Shejkhut duke përfshirë edhe babain e Imam Albanit i cili ishte një nga mësuesit e tij të hershëm. Babai i tij ishte një nga fukahatë e Hanefive. Ai mësoi prej tij kur ai ishte i ri. Nëse ju i referoheni këtij libri ju mund të shihni se si vëllai ynë Shejkh Muhammed bin Umar Bazmul e ka shpjeguar këtë. Allahu ia shpërbleftë me të mira. Sqarimi i tij është i shkurtër por prapë se prapë i mjaftueshëm.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=sL4qVuxpgoU

Shpërndaje: