Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129213
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muhamed Arifi duke bërë shaka thotë:
”Ahmedi shkoi në treg
E bleu një mollë
Më pas hipi në autobus
U kthye në shpi por kishte humbur qelësin
Hyri në shtëpinë e kojshiut e prej aty hyri në shtëpi
të vet dhe pushoi”
Kjo është ”sureja tufah”, estagfirullahe ue etubu ilejhi,
Pyetet Shejkh Feuzan: ”Sprovat dhe njerëzit devijues vetëm se po shtohen. Dëgjova se si një thirrës i tregonte publikut se si ai e thërriti një jehude në Islam duke lexuar kapitullin Merjem së pari, dhe pastaj fjalë normale që ai lexoi në formën e Kuranit. Pastaj ai i tha publikut duke bërë shaka se atë që lexoi quhet ”Sure-ut-Tuffahah”. Cili është gjykimi për këtë dhe a konsiderohet kjo të jetë një mënyrë për të bërë shaka me Kuranin?”
Shejkh Feuzan: ”Po. Nëse ai lexon fjalët e tij dhe i ngjason ato me fjalët e Allahut dhe i lexon ato sikurse fjalët e Allahut dhe i quan ato Sureh, gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike. Ai mund të del nga Islami në këtë mënyrë, edhe nëse ai e bën këtë duke bërë shaka:
قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِؤُونَ لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
”Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.” 9:66
Ai që bën shaka me Kuranin dhe lexon fjalë të tij dhe thotë se ato janë si Kurani dhe i lexon ato në formën e Kuranit dhe i bënë njerëzit të besojnë se ato janë prej Kurani, ai e braktis Islamin me këtë veprim.”