Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Feuzan lidhur me Halebiun dhe fetvan lidhur me librat e tij

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=94250

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ju folët për zanafillën e Irxhasë. Ne kemi dëgjuar se el-Lexhnah ed-Da’imeh (Komisioni i Fetvave) ka tërhequr kritikat e saj ndaj librave të Halebiut dhe të Shukrit dhe se el-Halebi ka vizituar Komisionin e Fetvave dhe ia ka shpjeguar gabimet e fetvas së tyre. A është e vërtetë kjo?”

Përgjigje: ”E gjithë kjo është gënjeshtër. Komisioni i Fetvave nuk ka tërhequr asgjë. Komisioni i Fetvave – në dashtë Allahu – kurrë nuk do të tërheq të vërtetën dhe refuzimin e së kotës. Askush nuk e ka vizituar Komisionin e Fetvave dhe Halebiu nuk e ka vizituar Komisionin e Fetvave. Dhe le të themi se ai e ka vizituar atë. Komisioni i Fetvave – në dashtë Allahu – kurrë nuk do të heq dorë nga e vërteta. Është e detyrueshme që ai të heqdorë nga e kota e tij dhe të pendohet tek Allahu Azze ue Xhel.”

 

Shpërndaje: