“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Feuzan lidhur me mendimin e Muhamed Arifit lidhur me bindjen ndaj pushtetarit të pa drejtë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128956

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Drejtuesi i emisionit pyet: ”Si mund të kombinojmë mes urdhërit të Profetit salAllahu alejhi ue selem që të dëgjojmë dhe t’i bindemi pushtetarit edhe nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pronën dhe atë çfarë njerëzit janë duke bërë sot?”

Muhamed Arifi: ”Pa dyshim se ka një ndryshim në qoftë se pushtetari sulmon një individ. Muslimi transmeton se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”

Kjo ka të bëjë me pushtetarin që sulmon një individ me të cilin ai e ka një problem. Përndryshe, pushtetari është i mirë. Por në këtë rast ai shkon tek një person dhe ia rrah shpinën dhe ia merr pasurinë. Këtij personi duhet ti thuhet që të mos ngrihesh dhe të bësh thirrje për rebelim ose që të bësh rebelim të armatosur kundër tij.

Sepse dëmi i veprimit është më i madh se sa rrahja që ta bëri ai. Shiko nëse ti mund të marrësh pasurinë tënde prej tij në një mënyrë tjetër. Ajo për të cilën ne po flasim është rasti nëse pushtetari merr para nga i tërë populli.”

Pyetje: ”Çfarë thoni për atë që thotë se hadithi që thotë ”dëgjo dhe bindu edhe në qoftë se pushtetari të fishkëllonë” aplikohet vetëm në pushtetarin e drejtë i cili sulmon një individ…”

Shejkh Feuzan: ”Ky është mendim i tij (Muhamed Arifit). Unë vetë e kam dëgjuar atë. Ky është mendim i tij. Ai nuk duhet të shpjegojë fjalimin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem në këtë mënyrë. Ky person ndjek epshin e tij dhe dëshiron që të interpretojë fjalët e të Dërguarit sipas epshit dhe dëshirave të tij. Kjo nuk është e lejuar. Ai flet në emrin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Kjo është shumë e rrezikshme.”

Shpërndaje: