Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=B05NmdYdV8g
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kohët e fundit është përhapur një audio klip nga ju në internet, YouTube dhe në komunikime të tjera moderne. Të involvuarit ia kanë dhënë asaj titullin ”Shejkhu fisnik Salih el-Feuzan e refuzonë Shejkh Muhamed Arifin dhe thotë se ai pason epshin e tij”. Çfarë i këshillonë ata që paralajmërojnë ndaj Meshajikhëve dhe thirrësave dhe i fyejnë ata në publik dhe shkruajnë gjëra të tilla lidhur me disa thirrrësa?”
Përgjigje: ”Unë dhe dijetarët e tjerë e refuzojmë kundërshtuesin dhe shpjegojmë gabimin pa pasur për synim vetë personin, apo që ta nënvlerësojmë atë apo ta fyejmë personalitetin e tij. Ata nuk kanë e për qëllim këtë. Mbrojtja kërkohet prej Allahut ndaj kësaj. Ata kanë për qëllim vetëm sqarimin e së vërtetës. Nëse një person bën keq, nuk ka asgjë që thotë se nuk lejohet të sqarohet gabimi i tij. Kjo nuk bëhet për ta nënvlerësuar atë. Kjo bëhet për ta kujtuar atë dhe për të bashkpunuar me të, që ai të kthehet në të vërtetën.
Në këtë rast përfitonë ai, lexuesi dhe dëgjuesi. Gabimi nuk duhet të injorohet në mënyrë që të qarkulloj në mesin e njerëzve. Nuk duhet të bëhet asnjë kompromis në këtë çështje. E vërteta duhet të shpjegohet dhe sqarohet. Nuk ka kompromis në lidhje me të vërtetën. Kjo nuk e dëmtonë personin e refuzuar në qoftë se ai është i paanshëm dhe është në kërkim të së vërtetës. Ndërsa, në qoftë se ai vetëm dëshiron që të mbështet epshin e tij dhe jo të kërkojë të vërtetën, ne nuk mund të bëjmë asgjë për të.”