Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Is’hak El-Huvejni ka thënë:
Ndërsa personi që këmbëngul në mëkat, dhe e di se ajo vepër është mëkat, ky person është mustehil (e konsideron të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar), ky është mustehil, dhe kufri i tij është i qartë.
P.sh. nëse thotë: ”Unë e di që kamata është haram, por unë do të marrë kamatë. Zinaja është haram, por unë do të bëjë zina.”
Ky e ka konsideruar të lejuar mëkatin në mënyrë të qartë. Nuk ka dyshim në kufrin e këtij personi.” (Audiokaseta Shurut-ul-Amal-es-Salih).
Pyetje: Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë sukses! Cili është gjykimi mbi atë që thotë:
”Unë e di që kamata është haram por megjithatë unë nuk do ta braktisë atë dhe do të punojë me të.”
A e konsideron ky person marrjen e kamatës të lejuar?
Feuzan: Jo, ky nuk e konsideron hallall kamatën, ky nuk e konsideron hallall kamatën por nuk e braktis të punuarit me të, ky e merr kamatën dhe e di që ajo është e ndaluar.
“Ata që marrin kamatën, do të ringjallen (në ditën e gjykimit) si ai që shejtani e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria.” El-Bekare, 2:275
Kushdo që merret me kamat në këtë jetë, kur të ndodh dita e gjykimit do të ringjallet me një bark të madh. Kur njerëzit të dalin nga varret e tyre dhe të drejtohen për tek vendi i tubimit, ai do të çohet dhe do të rrëzohet sepse barku i tij e rëndon atë. Allahu na ruajt! Kjo është poshtërim për të përpara të gjitha krijesave. Nuk lejohet marrja e kamatës. Po!