Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sherhu Mukaddimeti Ibn Ebi Zejd El-Kajrauani fil Akijdeh (7)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3
Ebu Is’hak El-Huvejni ka thënë:
Ndërsa personi që këmbëngul në mëkat, dhe e di se ajo vepër është mëkat, ky person është mustehil (e konsideron të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar), ky është mustehil, dhe kufri i tij është i qartë.
P.sh. nëse thotë: ”Unë e di që kamata është haram, por unë do të marrë kamatë. Zinaja është haram, por unë do të bëjë zina.”
Ky e ka konsideruar të lejuar mëkatin në mënyrë të qartë. Nuk ka dyshim në kufrin e këtij personi.” (Audiokaseta Shurut-ul-Amal-es-Salih).
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë sukses! Ai i cili thotë se personi i cili bën vazhdimisht mëkate të mëdha është kafir. Sikurse ai i cili thotë:
”Kamata është haram, por unë do të marrë kamatë.”
I tilli konsiderohet kafir. A është e saktë kjo fjalë e tij?
Feuzan: Jo, kjo nuk është e saktë. Kjo është e kotë. Nëse ai nuk e konsideron hallall kamatën porse punon me të nga lakmia për para etj., ky është veprues i një mëkati të madh dhe kërcënohet me ndëshkim të rëndë por nuk është kafir. Po!