Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Uthejmin lidhur me skulpturat dhe vizatimet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Likaul Bab el Meftuh (2 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Lidhur me imazhet! Shumë njerëz të keqkuptojnë ty në këtë çështje.

Përgjigje: Nuk ka dyshim se është e ndaluar punimi me dorë i një qenie të gjallë në formën e një skulpture. Për shembull të ndërtosh një luan, një kalë apo diçka të ngjashëm nga gipsi. Veprimi është i ndaluar dhe tregtari përfshihet nga mallkimi i të dërguarit ﷺ. Ebu Xhuhejfeh tregoi se ai ﷺ ka thënë:

”Mallkimi i Allahut është mbi ata që bëjnë figura.”

Transmeton Bukhari.

Ai ﷺ ka thënë gjithashtu:

”Njerëzit që kanë dënimin më të ashpër ditën e gjykimit janë ata që bëjnë figura.” 

Transmeton Bukhari (5950) dhe Muslimi (2109).

Ndalimi i këtyre skulpturave është real. Sepse ato janë skulptura me pjesë të trupit dhe me koka që bënë ngjashmëri me krijimin e Allahut.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me imazhet e vizatuara jo në formën e skulpturës; a përfshihen ato nga hadithi apo jo? Mendimi i saktë është se ato përfshihen. Muslimi transmeton nga Ali ibn Ebi Talibi radijAllahu anhu i cili tha:

”A të mos dërgoj në një mision në të cilin i dërguari i Allahut ﷺ më ka dërguar mua? Të mos lësh figurë pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”

Transmeton Muslimi (969).

Kur profeti salAllahu alejhi ue selem pa jastekët me imazhe tregoi përbuzjen e tij, refuzoi të hyjë në shtëpi dhe tha:

”Ata që bëjnë këto figura do të ndëshkohen.”

Pra këtu janë dy çështje:

1 Imazhet – në formën e skulpturave. Ato janë të ndaluara pa dyshim.

2 – Imazhet e vizatuara me dorë. Ka mendime të ndryshme rreth tyre, dhe mendimi i saktë është se edhe ato janë të ndaluara dhe përfshihen nga mallkimi.

Shpërndaje: