Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imamët e xhamive e inxhizojnë namazin e tyre

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/18073

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është përhapur tek disa imam të xhamive inxhizimi i vetes kur e falin namazin, madje edhe fytyrat e tyre shfaqen. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Kjo është syefaqësi. Kjo është syefaqësi dhe nuk lejohet:

“Dhe kur ngrihen për falje, qëndrojnë me përtaci dhe sa për t’u parë prej njerëzve dhe nuk e kujtojnë Allahun veçse fare pak.” 1

Kështu Allahu i përshkroi hipokritët. Muslimani nuk është i vetëkënaqur me veprat e tij pavarësisht sesa vepron, ai e konsideron veten të mangët. Ai e konsideron vetën të mangët lidhur me të drejtën e Allahut (tebarek ue te ala) dhe nuk e lavdëron veten e tij.

Allahu (xhela ue ala) tha:

“Pra mos lavdëroni veten. Ai e njeh mirë atë i cili i frikësohet Atij dhe i cili plotëson detyrimin ndaj Tij.” 2


1 4:142

2 53:32

Shpërndaje: