Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imamët e xhamive praktikojnë bidate për të thirrur në Sunnet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në vendin tonë Ministria i urdhëron imamët në xhami që të praktikojnë bidate. Nëse imami nuk i praktikon bidatet ai suspendohet nga puna. Disa nga Imamët e Ehl-us-Sunnetit i praktikojnë këto bidate dhe besojnë se këto bidate janë të gabuara …

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Kjo nuk lejohet. Nëse rasti është kështu ai duhet ta lëshojë punën si imam. Nëse ai detyrohet të praktikojë bidate ai duhet ta lëshojë punën si imam. Ai nuk është i obliguar që të jetë imam. Nuk lejohet të jetë imam, të praktikojë bidate dhe të thotë se ai nuk i ka për qëllim ato dhe se ai i urren ato. Mos vepro ashtu:

“Krijesat nuk duhet bindur në atë që është mosbindje ndaj Krijuesit.” 1

Paga të cilën ti e merr kur ta kërkojnë nga ti që ti praktikosh bidatet është një pagë e ndaluar.

Pyetje: Ai vazhdon pyetjen dhe thotë se ata i praktikojnë këto bidate vetëm për të vazhduar që ti thërrasin njerëzit në Teuhid dhe Sunnet.

Përgjigje: Bëje këtë pa qenë imam dhe pa pagesë. Askush nuk të ndalon ty nga të thirrja për në fenë e Allahut.

___________________________________

1 Bukhari (7258) dhe Muslimi (1840).

Shpërndaje: