Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imami harroi të lexoj me zë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (16 B), min: 34.00

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Imami filloi namazin e akshamit dhe harroi se ai ishte imam. Ai e lexoi suren el-Fatiha dhe suren më pas në heshtje. Pastaj atij iu kujtua dhe e përsëriti leximin e el-Fatihasë me zë. Çfarë vlen për xhematin nëse ai nuk e lexon me zë suren Fatiha?

Përgjigje: Asgjë. E vetmja gjë që ka ndodhur është se ai nuk ka lexuar me zë. Leximi me zë është sunet dhe jo vaxhib. Ai që braktis të lexuarit me zë me dashje, nuk obligohet me asgjë.

Pyetje: Xhemati as nuk e dëgjuan, e as nuk e lexuan suren el-Fatiha.

Përgjigje: Xhematliu gjithashtu duhet të lexojë suren el-Fatiha gjatë leximit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që nuk e lexon El-Fatihanë nuk ka namaz.” 1

Pyetje: Ata prisnin që imami të lexojë në mënyrë që ata të mund të lexojnë pas tij.

Përgjigje: Çudi. Si mund të prisnin kaq gjatë pa vërejtur asgjë? Me sa duket edhe ata paskan harruar. Sidoqoftë, personi që ka harruar të lexojë suren el-Fatiha duhet ta përsëris atë namaz, edhe nëse bëhet disa vjet ose muaj më vonë. Namazi duhet të përsëritet.


1 Bukhari (756) dhe Muslimi (394).

Shpërndaje: