Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse e fali namazin e teravive me imamin, por ai fal vetëm shtatë rekate me dy teslime, a përfshihem nga thënia e profetit ﷺ:
”Kush falet me imamin derisa ai ta përfundojë namazin, do të shpërblehet sikur të jetë falur tërë natën.”?
Përgjigje: Po, përfshihesh nga hadithi i përmendur nëse ke qëllim të sinqertë. Por imami duhet t’i këshillojë njerëzit që falen pas tij dhe t’i udhëheqë ata në një namaz që do tu bëjë dobi atyre tek Allahu, ai duhet të jetë i qetë në namazin e tij dhe të mos thotë: “Këto janë teravi”.
Jo, ky është namaz, ky është namaz, andaj faleni me qetësi dhe jepni mundësi xhematit që të bëjnë dua, të jenë të përulur, të jenë të qetë si në ruku ashtu edhe në sexhde. Dhe te plotësohen shtyllat e namazit. Disa nga xhemati nxitohen në namazin e teravive, thonë se është vetëm namaz i teravive. Teravitë janë namaz si çdo namaz tjetër, kërkohet qetësi dhe përulësi në to. Të qenurit i qetë është një prej shtyllave të namazit.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu: “Një burrë hyri në xhami, ndërsa i dërguari ﷺ ishte ulur në xhami. Burri u fal dhe erdhi te i dërguari ﷺ, dhe e përshëndeti me selam.
Profeti ﷺ ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu falu se nuk je falur!” Personi u kthye dhe u fal ashtu siç u fal herën e parë, pastaj erdhi dhe e përshëndeti me selam profetin ﷺ.
Ai ﷺ ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu falu se nuk je falur!” Një gjë e tillë u përsëritë tre herë.
Burri i tha: “Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, unë nuk di më mirë se kaq, andaj më mëso!”
Profeti ﷺ i tha: ”Kur të ngrihesh për tu falur, merr abdes në mënyrë të përkryer, pastaj drejtohu kah kibla dhe thuaj: “Allahu Ekber”, pastaj lexo atë që të vjen më lehtë nga Kurani, pastaj zbrit në ruku dhe qëndro në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj ngrihu në këmbë dhe qëndro ashtu derisa të qetësohesh, pastaj zbrit në sexhde dhe qëndro në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj ngrihu (dhe rri ulur mes dy sexhdeve) derisa të qetësohesh në atë pozicion, pastaj vepro kështu në të gjithë namazin tënd!”
Transmeton Bukhari (6251) dhe Muslimi (397).