Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imami kthehet në teshehud pasi që është ngritur

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1006)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Imami harroi të ulet në teshehud në rekatin e dytë dhe u ngrit. Atëherë xhemati thanë tespih dhe si rezultat imami u ul në teshehud. Çfarë është i detyruar ai?”

Përgjigje: ”Ai është i detyruar vetëm të bëjë Suxhud-us-Sehu. Nuk ka asnjë dëshmi se namazi i tij është i pavlefshëm. Ai bëri gabim dhe harroi. Atij nuk i lejohet të kthehet në teshehud nëse ai e harron teshehudin dhe është ngritur plotësisht. Në vend të kësaj ai duhet të bëjë Suxhud-us-Sehu. Dhe nëse ai kujtohet para se të ngritet plotësisht, ai duhet të kthehet në teshehudin pa bërë Suxhud-us-Sehu.

Sipas pyetjes, ose xhemati ose imami janë gabim. Në qoftë se xhemati kishin qenë të ditur ata do ta linin të qetë imamin kur pasi që ai ishte ngritur. Por si të jenë të ditur xhemati kur edhe imamët që ata pasojnë nuk janë të ditur? Gabimi vetëm se është bërë. Ai do të kishte vazhduar të qëndrojë. Por ai u kthye dhe gaboi më tutje. Ai të kujton personin i cili bën disa gabime në namaz; a duhet të bëjë Suxhud-us-Sehu për çdo gabim? Jo, ai bën Suxhud-us-Sehu një herë për të gjitha gabimet. Por në qoftë se gabimi prek shtyllat e namazit ato duhet të kompensohen.

Shpërndaje: