“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Imami nuk duhet ta zgjatë tekbirin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (17)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/at_tafsir-18-08-1433.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Disa imamë zgjasin tekbirin në mënyrë që ata vonohen nga ngritja nga sexhdeja ose me vonesë bien në sexhde, si rezultat i kësaj disa nga xhemati bien në pozicion para tyre (imamëve). Cili është vendimi mbi këtë?”

Përgjigje: ”Është më mirë që të mos zgjatet tekbiri për ti´u shmangur kësaj që po ceket në pyetje. Tekbiri duhet të thuhet shkurt në mënyrë që xhemati të mos hasin në vonesë për shkak të zgjatjes së shqiptimit nga imami. Është më mirë kështu. Dhe nëse ndodhë që xhemati të bëjnë diçka pa dashje, kështu që Allahu e falë këtë.”

Shpërndaje: