Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imami që çalon dhe falja ulur

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (16 B), min: 27.20

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri që është hafidh i Kuranit, por çalon dhe përdor aparate për t’u ngritur dhe për t’u ulur. A është e lejuar për t’u falur pas tij në rast nevoje?

Përgjigje: Po. Lejohet të jesh imam ndërsa nuk mund të qëndrosh në këmbë, të zbresësh në ruku dhe të zbresësh në sexhde sepse namazi i tij është i vlefshëm. Është saktësuar se profeti ﷺ u ul dhe u falë ndërsa sahabët qëndronin në këmbë ndërsa ai iu bëri me isharet që të ulen. Pas namazit ai tha se imami duhet të ndiqet dhe:

“Nëse ai falet ulur edhe ju duhet të faleni ulur.”

Mendimi i saktë është se përderisa namazi i një personi është i vlefshëm, është gjithashtu e vlefshme për t’u falur pas tij.

Shpërndaje: