“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Imami shkruan “formula” që i ndan apo i lidh bashkëshortët!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, faqe 77-78

Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gaffar Ali

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një imam xhamie shkruan tekste kinse “formula dashurie” –siç i quan ai, të cilat janë shkas që gruaja të ketë kontroll mbi burrin dhe anasjelltas, apo që ata të ndahen. A është kjo magji apo çfarë është?”

Përgjigje: “Ai që shkruan formula të tilla të cilat kinse janë shkak që çifti bashkëshortorë në fjalë ta duan njëri-tjetrin ose të ndahen, atëherë themi se ai është magjistar! Allahu Te’ala, në lidhje me ata që ua mësojnë magjinë të tjerëve dhe ata që e mësojnë magjinë ka thënë:

“Ata mësonin nga ata të dy si të ndajnë burrin nga gruaja, por ata nuk mund t’i bëjnë dëm përmes saj askujt pa lejen e Allahut.” El-Bekare, 2:102

Magjia është mosbesim dhe magjistari është jobesimtarë. Allahu Te’ala, në Librin e Tij thotë se magjia është mosbesim:

“Në të vërtetë, Sulejmani nuk kishte rënë në mosbesim por shejtanët kishin rënë në mosbesim, duke ua mësuar njerëzve magjinë dhe atë që u zbriti dy melekëve në Babiloni – Harutit dhe Marutit. Ata nuk ia mësonin atë (magjinë) askujt pa i thënë: “Në të vërtetë, ne jemi sprovë kështu që mos u bëj jobesimtar (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Ata mësonin nga ata të dy si të ndajnë burrin nga gruaja, por ata nuk mund t’i bëjnë dëm përmes saj askujt pa lejen e Allahut. Kështu ata mësuan atë që u sjell vetëm dëm dhe nuk u bën dobi ndonëse e dinin mirë se kushdo që e zgjedh atë (magjinë) nuk do të ketë kurrfarë hiseje në botën tjetër.” El-Bekare, 2:102

Argumentet e qarta vërtetojnë se magjia dhe të mësuarit e saj është mosbesim, ndërsa magjistari është jobesimtarë. Ekziston një hadith që thotë se, dënimi i magjistarit është prerja e kokës (gjë të cilën duhet ta bëj gjykata e jo individët (v.p.)). Ai duhet të ekzekutohet si jobesimtarë. Ky është mendimi i saktë në këtë mesele.

Personi i tillë nuk duhet t’u prij njerëzve në namaz, sepse ai nuk është mysliman. Nuk është e lejuar apo e vlefshme për t’u falur pas tij. Udhëheqësi mysliman është i detyruar që ta kap magjistarin dhe t’i japë atij gjykimin e drejtë, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë shoqërinë. Nëse magjia përhapet në një shoqëri, atëherë ajo shoqëri do të shkatërrohet, poshtërohet dhe në të do të mbisundojnë mitet dhe mitologët!”

Shpërndaje: