Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imami zbret në ruku para se të përfundojë leximin e el-Fatihas

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (107)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Ky pyetës thotë: Nëse imami bie në ruku para se të përfundojë leximin e el-Fatihas, isha në mes të sures. A të zbres në ruku me të apo të vazhdojë leximin?

Përgjigje: Po, zbrit në ruku me të. Nëse nuk ke kohë që të përfundosh leximin e el-Fatihas dhe frikësohesh se ai do të ngrihet nga rukuja, bë ruku me të. Po!

Shpërndaje: