Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imamit i prishet abdesi në teshehudin e fundit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (4 B)

Përgatit: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë duhët vepruar nëse imami e prish abdesin e tij në teshehudin e fundit?”

Përgjigje: ”Formulimi i pyetjës duhet të jetë ”nëse imamit i prishet abdesi”. Askujt, as imamit apo dikujt tjetër, nuk i lejohet që ta prish abdesin e tij gjatë namazit së detyrueshëm. Thuaj “nëse atij i prishet abdesi”.

Nëse abdesi i tij prishet në teshehhudin e fundit, ai e braktis namazin dhe ose lejon dikë nga xhemati që të merrë përsipër udhëheqjen e namazit, ose ai u kërkon atyre që ta përfundojnë namazin secili vetmas.”

Shpërndaje: