Imam Siddik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)
Burimi: Delil-ut-Talib bi Arxhah-il-Matalib, fq. 238
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me atë që thamë, India ku ne jetojmë, është një vend joislam. Ligji i pushtetarit musliman nuk zbatohet fare në këtë shtet. Asnjë musliman ose taksapagues i sigurisë nuk e posedon sigurinë e muslimanëve. Por të nasarat (krishterët) dhe pasuesit e tyre sundojnë pa pengesë. Fakti që mbizotërojnë ligjet joislame do të thotë që jobesimtarët kontrollojnë në mënyrë pushtetin, sistemin, mbledhjen e taksave të pronës, taksat doganore dhe taksat (e tjera), masat kundër grabitësve dhe hajdutëve dhe gjykimet. Askush nuk mund t’i kundërshtojë ata në këtë, edhe pse ata nuk kundërshtojnë disa gjykime Islame të tilla si namazi i xhumasë, namazi i Bajramit, ezani dhe therja e lopëve. Atyre nuk i intereson për këto sepse ata janë të lirë të rrënojnë xhamitë gjithsesi. Ata kanë shfuqizuar të gjitha dispozitat Sheriatike. Se ata nuk i ngacmojnë vizitorët, udhëtarët dhe tregtarët, sepse ata vetë u shërbejnë atyre, jo se Islami mbizotëron. Personalitetet më të mëdha të vendit nuk mund të hyjnë në vend pa lejen e tyre.