Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/215)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ndikojnë injeksionet në agjërimin në Ramazan?
Përgjigje: Ka dy lloje të injeksioneve:
1 -Injeksionet në formën e kompensimit të ushqimit (ushqyese). Ato e prishin agjërimin sepse ato kanë të njëjtin gjykim si ushqimi dhe pijet. Kur sheriati i jep një rasti specifik një vendim konkret, çështjet e ngjashme marrin të njëjtin gjykim.
2 – Injeksionet që nuk janë në formën e kompensimit të ushqimit (ushqyese). Ato nuk e prishin agjërimin. Ato nuk përfshihen nga ndonjë argument qoftë konkret apo nga analogjia. Ato nuk janë ushqim dhe pije dhe as nuk e kanë gjykimin e tyre. Në parim agjërimi është i saktë derisa të vërtetohet e kundërta nga sheriati.