Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hidjaat-ul-Hajara, fq. 124
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në Psalmet thuhet:
5 Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.
6 Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;
7 për t`u hakmarrë me kombet dhe për t`u dhënë ndëshkime popujve,
8 për t`i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri,
9 për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.1
Ky përgëzim sikurse e dimë nuk mund të zbatohet mbi nasarat (të krishterët), as nuk u përshtatet atyre. Së pari, ata nuk e madhërojnë Allahun me zë të lartë. Së dyti, ata nuk mbajnë shpata me dy tehe, që janë shpata me dy maja, kundër komuniteteve. Nasarat (të krishterët) i qortojnë ata që luftojnë idhujtarët me shpata. Disa e përdorin atë për të larguar njerëzit nga Muhamedi ﷺ . Ata janë shumë injorantë dhe aq të devijuar për të ditur se Ibrahimi, Musai, Jushu, Davudi, Sulejmani dhe profetët e tjerë i luftuan idhujtarët.
1 Psalmet 149:5