Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/tg–1431-11-19.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thotë Imam Ahmed bin Ali el-Makrizi:
“Nga të folurit e gjuhës është që ta mbrosh atë (Sunnetin) dhe ta sqarosh kotësinë e risive që e kundërshtojnë atë (Sunnetin)…” (Texhridut-Teuhidil-Mufid, fq.104)
Shpjegimi
Duhet të qartësohet kotësia e risive që e kundërshtojnë atë (Sunnetin); kjo është e detyrueshme. Ne nuk duhet të heshtim në lidhje me risitë dhe t’i lëmë që secili të pasojë epshin e tij, bindjen dhe drejtimin që dëshiron ta marrë, në të cilën njerëzit injorantë apo të pafe, tani po bëjnë thirrje në gazeta dhe në të tjera mjete informative. Ata nuk duan që të dënohet e keqja e të flitet për të. Ata nuk duan që të urdhërohet në të mirë dhe të ndalohet e keqja. Ata duan që çdonjëri të mbetet ashtu siç është, sepse përndryshe po përçahen njerëzit. Le të përçahen njerëzit, le ta braktisim atë në të cilën nuk ka kurrfarë mirësie. Ne e duam vetëm personin në të cilin ka mirësi, e sa për personin në të cilin ka sherr, ai duhet të qëndrojnë larg nesh, ne nuk duam të bashkohemi me të.