Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Injorantët duhet paralajmëruar ndaj Pasuesve të Bidateve

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është prej parimeve të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit paralajmërimi ndaj Pasuesve të Bidateve?

Përgjigje: Lidhur me paralajmërimin ndaj Pasuesve të Bidateve, personi i cili është injorant ndaj dyshimeve të tyre, duhet të paralajmërohet. Ndërsa ai që ka dije për të, nuk ka nevojë që të paralajmërohet.

Shumica e njerëzve mund të jenë injorant në lidhje me Pasuesit e Bidateve dhe si duhet qenë në lidhje me dashurinë dhe urrejtjen ndaj tyre.

Bidatet e rënda që mund të nxjerrin njeriun nga feja, përfshihet nga fjala e Allahut Xhele ue ‘Ala:

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ

Nuk gjen popull i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij…” 58:22

Bidatet të cilat janë në shkallën e mosbesimit i kundërvihen Allahut dhe të ëdrguarit e Tij.

Shpërndaje: