Alameh Ahmed bin Idris el-Maliki el-Karafi (v. 684)
Burimi: el-Furuk (4/406-407)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ekzistojnë katër lloje lutjesh që janë mosbesim … E katërta është që t’i kërkosh Allahut diçka që është e paarritshme për dikë tjetër përveç Allahut (te ala) …
Një shembull tjetër është mendjelehtësia dhe guximi i lutësit kur kërkon nga Allahu (te ala) që t’ia lë atij në dorë çështjet e krijesave, gjë e cila është e veçantë vetëm për fuqinë dhe sundimin hyjnor, dëshirën për të krijuar, zhdukjen dhe zbatimin. Është krejtësisht e pamundur për dikë tjetër përveç Allahut (te ala). Personi që kërkon diçka të tillë kërkon që të jetë ortak i Allahut në sundimin. Disa Sufijë injorantë kanë rënë në këtë kur pohojnë se disave u është dhënë dhuntia që të jenë në gjendje të thonë “Bëhu!” dhe ajo bëhet1. Kështu, ata kërkojnë t’i jepet e njëjta aftësi e cila përmendet në fjalët e Tij (te ala):
إِنَّمَا قَوْلُنَا لِشَيْءٍ إِذَا أَرَدْنَاهُ أَن نَّقُولَ لَهُ كُن فَيَكُونُ
“Sigurisht që Fjala Jonë për një gjë, kur Ne e dëshirojmë atë, është vetëm që Ne t’i themi asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet menjëherë.”2
Ata nuk e dinë se çfarë do të thonë fjalët e Allahut. As nuk e dinë se çfarë do të thotë t’i jepet kjo dikujt, nëse është e vërtetë se i është dhënë. Diçka e ngjashme është e pamundshme që dijetarët të arrijnë, madje edhe më e pa mundshme për supozuesit Sufij. Ata shkatërrohen pa e ditur këtë. Ata mendojnë se po i afrohen Allahut (te ala), ndërsa ata largohen edhe më shumë prej Tij. Allahu na ruajt nga sprovat dhe shkaqet e tyre, nga injoranca dhe nga dyshimet e tyre.
1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/hadithi-qe-ka-domethenie-shirku/
2 16:40