Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Interpretimi i një Sahabiut për një ajet Kuranor është argument i vlefshëm

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kaul el-Mufid (1/369)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse ne nuk gjejmë interpretimin e ndonjë ajeti të Kuranit në Kuran, ne shikojmë tek Sunneti i të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). Nëse nuk e gjejmë atë as në Sunnet, atëherë shohim tek interpretimi i sahabëve.

Interpretim i një sahabiut është argument. Ata janë më të ditur në lidhje me Kuranin, duke qenë se shpallja kishte ardhur në kohën e tyre dhe kishte zbritur në gjuhën e tyre. Ata kanë më shumë dituri në lidhje me shpalljen se të gjithë të tjerët. Prandaj disa dijetarë kanë thënë se interpretimi i ndonjë sahabiu ka të njëjtin gjykim sikurse të ishin fjalë të vet Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Megjithatë, kjo nuk është e saktë; por kjo është një dëshmi kundër gjeneratave të më mëvonshme (nëse fjalët e sahabëve nuk janë sikurse fjalët e të Dërguarit, çfarë të themi për fjalët e të tjerëve?!).

Ndërsa, nëse dy sahabe kanë interpretime të ndryshme për një ajet Kur’anor, ne marrim interpretimin të cilit ajeti përputhet më shumë.

Shpërndaje: