Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (30)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa thonë se mbajtja e parave në një bankë që pastaj i investon ato dhe u jep kamatë klientëve të tyre, kjo është një formë investimi në banka. Çka thoni për këtë?
Përgjigje: Kjo nuk është e vërtetë. Ti nuk i ke futur paratë në bankë për t’i investuar ato, por për t’i ruajtur ato sepse ke frikë se ato do të vidhen, digjen dhe të ngjashme. Pra ti i ke paratë tuaja në bankë vetëm për t’i ruajtur ato dhe jo për qëllime investimi. Ndërsa nëse ti i ruan paratë në një bankë për qëllime investimi, ato bëhen kamatë.