Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (30)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse i jap një shumë parash një personi që do t’i investojë ato në diçka dhe ai shkon në humbje, a duhet ai t’i kthejë paratë?
Përgjigje: Jo. Ti ja ke besuar atij detyrën, prandaj nuk duhet t’i kërkosh atij që t’i kthej paratë. Nuk është ai që ka në dorë fitimin dhe humbjen; ai mund të fitojë dhe mund të humbasë. Atëherë, si do t’i kërkosh që t’i kthej paratë?