Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 22659
Kryetar: Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bek Ebu Zejd
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është vendimi mbi videot që përmbajnë marrëdhënie intime ndërmjet bashkëshortëve? Vlen të theksohet se disa fetva janë lëshuar nga njerëz që e konsiderojnë veten si dijetarë në disa qytete fqinje duke e lejuar këtë me kusht që bashkëshortët të ruajnë këto kaseta private që të mos lejojnë që ato të përhapen tek të tjerët. Kemi bashkangjitur një kopje të një prej fetvave të lëshuar në këtë drejtim. Cili është mendimi i anëtarëve të Komisionit të Fetvave? Allahu i ruajt dhe i udhëzoftë ata për t’i shërbyer Islamit dhe muslimanëve.
Përgjigje: Inxhizimi i marrëdhënieve intime mes bashkëshortëve është një veprim jashtëzakonisht i ndaluar për shkak të argumenteve të përgjithshme që ndalojnë video inxhizimet, si dhe për të keqen që rezulton nga një veprim i tillë të cilin nuk e miraton as sheriati dhe as mendja e shëndoshë. Prandaj ky veprim duhet të shmanget sepse njerëzit duhet të mbrojnë nderin e tyre dhe të ruajnë pjesët e tyre private sepse kjo është pjesë e besimit dhe fitras (prirja natyrore) dhe diçka që Allahu (te ala) e do. Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.